Foto: Ilustrim

Grabitje në Pikë të Ditës, Viktima në QKUK

Një grabitje në një filial të pagesave elektrike ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Clinton” dhe viktima ka marrë lëndime të lehta.

“Viktima e rastit ka marrë lëndime trupore dhe e njejta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë Florie Ahmeti për KALLXO.com.

Sipas Ahmetit vlera e parave të grabitura ka mbetur të konfirmohet.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin”, ka thënë ajo.

KALLXO.com ka shkruar edhe për grabitje tjera.

http://kallxo.com/grabitet-banka-ne-prishtine/

http://kallxo.com/grabitet-banka-e-dyte-ne-prishtine/