Ministri Flamur Sefaj dhe zv.shefi i EULEX-it, Bernd Thran, inspektojnë veturat që EULEX-i ia dhuroi MPB-së - Foto: Facebook

EULEX i Dhuron MPB-së 33 Vetura

EULEX i ka dhuruar Ministrisë së Punëve të Brendshme 33 vetura të tipit “Nissan Patroll”, vlera e të cilave është 300 mijë euro.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit kanë qenë edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Flamur Sefaj, dhe zëvendësshefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Thran.

Në këtë ceremoni u tha se veturat janë të prodhuar në vitin 2009.

Sipas një njoftimi të MPB-së, ministri Sefaj ka falënderuar misionin e EULEX-it për dhurimin e veturave dhe vlerësoi se ato janë shumë të nevojshme për MPB në kryerjen e misionit të saj, “duke pasur parasysh edhe vjetërsinë e veturave aktuale që ka në dispozicion MPB”.