Policia e Kosovës merr donacion 8 mijë maska

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka pranuar një donacion me 8 mijë maska nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Me anë të një njoftimi, policia ka njoftuar se ky donacion erdhi në kuadër të projektit Mbështetje reformës së Policisë së Kosovës”.

Donacioni sipas Policisë së Kosovës është për zyrtarët policor dhe një gjë e tillë është vlerësuar duke pasur parasysh edhe kohën e pandemisë e cila ka prekur edhe zyrtarë policor të cilët kanë qenë në krye të detyrës.