Pacolli i kërkon Kurtit zbulimin e pikturave në hollin e Kuvendit
Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti zbulimin e pikturave që gjenden në hollin e Kuvendit të Kosovës por janë të mbuluara.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se Kurti sa ishte në opozitë në mënyrë demonstrative i pati zbuluar ato.
Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim kuvendit të Kosovës, paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet s po e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeministër apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëhershëm ishte vetëm për fushatë? Ta shohim.