Libart. Foto: Facebook/ETEA

ASHAK dhuron botimet e saj për Qendrën ‘Libart’

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës i ka dhuruar një donacion me botimet e saja Qendrës për Edukim dhe Kulturë, “Libart”.

Organizata ETEA, e cila menaxhon Qendrën “Libart” në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ASHAK ka dhuruar rreth 90 botime të saja nga fusha të ndryshme për bibliotekën e “Libart-it”.

“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Pasuroi bibliotekën e Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” me studime dhe kërkime kulturore, gjuhësore, albanologjike, bujqësore e ekonomike, leksikone revistash dhe libra letrarë e shkencorë të autorëve shqiptarë e të huaj. ‘Kosova, a monographic survey’, ‘Ndre Mjedja – 150 vjetori i lindjes’, ‘Hyjnesha Dardane’, ‘Studime në Gjuhën Shqipe’, janë vetëm disa tituj, prej rreth 90 sosh, që ASHAK ndau për Qendrën ‘Libart’”, thuhet në njoftimin e ETEA-s në Facebook.

Libart. Foto: Facebook/ETEA