ShBA ndihmon Kosovën me 2,5 milionë dollarë për COVID-19

Shtetet e Bashkuara përmes agjencisë USAID-it ka paralajmëruar se do të ndihmoj Kosovën urgjentisht për COVID-19 më 2,5 milionë dollarë.

Përmes kësaj ndihme ShBA-të kanë për qëllim mbështetjen për vaksinim kundër coronavirusit dhe të forcojë sistemin shëndetësor në tërësi në Kosovë.

Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, thotë se ky donacion është nga populli i Amerikës për popullin  eKosovës, ajo ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat parandaluese kundër SARS-CoV-2.

“Kjo ndihmë është një donacion zemërgjërë nga populli amerikan për popullin e Kosovës. Nuk janë vaksinat si të tilla ato që do të ndalojnë virusin, por është vaksinimi me to. Prandaj, vendosni maskat, përvilni mëngët dhe bëni atë që duhet bërë për të siguruar se si ju vetë ashtu edhe të dashurit tuaj të jeni të mbrojtur. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të luftuar këtë virus tinëzar së bashku me partnerët tanë — që do të thotë me ju. Bashkërisht, ne mund të luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë përhapjen e COVID-19”, ka thënë ajo.

Qeë nga marsi i vitit të kaluar kur në Kosovë u shfaqë rasti i parë me COVID-19 e deri më tani ShBA-të kanë ndihmuar Kosovën me mbi 2,6 milionë dollarë për COVID-19, poashtu, në njoftim thuhet se, USAID ka punuar vazhdimihst me punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë dhe komunitetit për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë.

Vitin e kaluar, USAID-i gjithashtu ka shpërndarë edhe pako higjienike në 38 komunat në vend.

249 komplete higjienike janë shpërndarë në qendrat shëndetësore nga USAID-i,  7 mijë e 750 komplete higjienike për familjet dhe 2 mijë e 400 pako higjienike për nënat dhe foshnjat në të gjitha 38 komunat e Kosovës.

“Me fillimin e vitit shkollor, USAID-i gjithashtu u dhuroi komplete higjienike 660 shkollave fillore dhe të mesme”, thuhet poashtu në njoftim.

Mungesa e respiratorëve, aparatëve për të ndihmuar pacientët me probleme në frymëmarrje, kanë qenë shumë të theksuar në fillim të pandemisë, dhe gjatë kësaj kohe Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar 50 respiratorë të rinj për institucionet shëndetësore në vend, përvec kësaj ShBA-të ndihmuan edhe me pajisje laboratorike të testimit dhe skanerë termik për vendosje në terminalet hyrëse të vendkalimeve kufitare të Kosovës, përfshirë aeroportin e Prishtinës dhe katër vendkalime kufitare tokësore.

“USAID-i paralajmëroi një partneritet në vlerë prej 1 milion dollarësh amerikan me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen në informim publik në Kosovë lidhur me parandalimin dhe vaksinimin kundër COVID-19, dhe në emër të Qeverisë së SHBA-së lehtësoi shpërndarjen e 538,200 dozave të vaksinës Pfizer”, potencon në njoftim.

Gjatë 20 viteve të kaluara Qeveria e ShBA-ve ka investuar 10 milion dollar amerikan në shëndetësin e Kosovës.