Dy të Vdekur Pas Zënkës mes Dy Familjeve

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Komandanti i Stacionit Policor të Deçanit, Sejdi  Dobraj.

“Në fshatin Shaptej pas një zënke mes dy familjeve Lushaj dhe Ramaj policia ka evidentuar dy të vdekur. Dy viktimat janë të familjes Ramaj, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës por vdekjen e tyre e kanë konfirmuar mjekët kujdestarë,” tha Komandanti i Policisë së Deçanit.

Ai tha së për ketë rast është arrestuar një i dyshuar nga policia, kurse një tjetër gjendet në arrati.

“ Policia për ketë rast ka arrestuar një të dyshuar, kurse një tjetër i dyshuar është në arrati.  Policia është vënë në kërkim të tij,” tha ai për KALLXO.com.

Një rast edhe më i rëndë ndodhi në Gjakovë para dy ditësh. Aty për motive të hakmarrjes u vranë tre persona.

http://kallxo.com/tre-persona-te-vrare-ne-gjakove/