Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Deçan.

Sipas Policisë, rasti është raportuar nga një qytetar.

Policia thotë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga policia.