Gjindet pa shenja jete një person në Deçan, policia po heton rastin 

Një burrë është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij në Deçan.

Rasti është regjistruar më 08.03.2024 ndërsa policia ka njoftuar se ekipet e saj dhe ajo mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. 

Vdekjen e burrit e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. 

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. 

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

Rasti është duke u hetuar ndërsa është iniciuar si hetim i vdekjes.