‘Drejtësia në Kosovë’: Zyrtari i Sigurisë së Aeroportit me të Kaluar Kriminale

Hulumtimi i cili transmetohet sonte në RTK në orën 21:20 sjell detaje për mënyrën se si një zyrtar i sigurisë së Aeroportit është dënuar për vepër penale dhe vazhdon të merret me oraret e sigurisë së Aeroportit.

Siguria në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë është tema e radhës me të cilën është marrë emisioni “Drejtësia në Kosovë”.

NDËRLIDHUR

Hulumtimi i cili transmetohet sonte në RTK në orën 21:20 sjell detaje për mënyrën se si një zyrtar i sigurisë së Aeroportit është dënuar për vepër penale dhe vazhdon të merret me oraret e stafit të sigurimit në Aeroport.

Emisioni sjell detajet se si Ilmi Lushkaku, zyrtari i sigurisë së Aeroportit, qëndroi për pesë muaj në burg dhe u rikthye në punë në Aeroport.

Të intervistuar nga emisioni “Drejtësisë në Kosovë”, zyrtarë të ANP-së kanë thënë se kjo nuk përbën problem për sigurinë e Aeroportit ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë arsyetuar me vendimin e tyre që Lushtakut t’i ndalohet qasja në zonën e kuqe të sigurisë.

Emisioni sjell edhe detaje të tjera për masat e sigurisë të cilat janë marrë pas sulmeve të fundit në Aeroportin e Brukselit e poashtu detaje për rezultatet e testeve të fundit të sigurisë që Ministria e Punëve të Brendshme i ka kryer në Aeroportin e Prishtinës.

Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton rubrikën Policia.

Drejtësia në Kosovë çdo të premte nga ora 21:20 në RTK ndërsa repriza të mërkurën në mesditë.

22 Prill 2016 - 11:15

Kallxo 22/04/2016 - 11:15
NDËRVEPRIMI0

'Drejtësia në Kosovë': Zyrtari i Sigurisë së Aeroportit me të Kaluar Kriminale

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend