Zyra e BE-së nuk e komenton darkën e gjyqtarit Micula me avokatin Arianit Koci

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka refuzuar të komentoj darkën ndërmjet Monitoruesit të Drejtësisë misionin e EULEX-it, Vladimir Micula dhe avokatit Arianit Koci.

Në një përgjigje për KALLXO.com zyra për medie e BE-së në Kosovë ka rekomanduar që t’i drejtohemi EULEX dhe Gjykatës Speciale.

“Për pyetjet tuaja do t’ju orientonim tek EULEX-i dhe Gjykata Speciale” thuhet shkurt në përgjigjen e zyrës së BE-së.

KALLXO.com të hënën mbrëma raportoi për një darkë ndërmjet gjykatësit të Gjykatës Speciale dhe Monitoruesit te Drejtësisë, Micula dhe Arianit Koci, avokatit të Sami Lushtakut, i intervistuar nga Specialja në fillim të këtij viti.

KALLXO.com raportoi se natën e së hënës në njërin prej restoranteve të Prishtinës u panë duke darkuar gjykatësi i EULEX-it, Vladimir Mikula dhe avokati Arianit Koci.

Në anën tjetër, në një përgjigje për KALLXO.com nga zyra për medie e EULEX-it thuhej se Vladimir Mikula aktualisht mban pozitën e Monitoruesit për Drejtësi në këtë Mision.

“Vladimir Mikula aktualisht është Monitorues për Drejtësi që shërben në EULEX”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media.

Tutje, misioni i ELUEX-it shpjegon se Vladimir Mikula nuk mbanë ndonjë funksion ekzekutiv.

“Në përputhje me mandatin e tanishëm të EULEX-it nuk e mban asnjë funksion ekzekutiv gjykimi”, thuhet tutje në përgjigje.

Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësja e Tribunalit, Angela Griep ka konfirmuar se kryetarja e Gjykatës Speciale është duke u marrë seriozisht me rastin.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës dëshirojnë t’ju informojnë se çështja do të trajtohet me kornizën ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, sipas rastit” ka thënë Griep për KALLXO.com

https://kallxo.com/thellohet-skandali-gjykata-speciale-konfirmon-personi-qe-u-takua-me-avokatin-e-sami-lushtakut-gjykates-special/