Vendi ku dyshohet se ra një 88-vjeçar - Foto: KALLXO.com

Zhduket Personi që Ra në Lumin Erenik

Policia është duke e kërkuar një person që ka rënë në lumin Erenik dhe nuk ka dalë më.

Mësohet së dje pasdite një person ka rënë në lumin Erenik te ura që lidhë qytetin e Gjakovës me fshatin Moglicë.

Personi është një i moshuar i moshës 88 vjeçare, ka bërë me dije komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

“Ju njoftoj se personi i zhdukur dje është ne kërkim nga forcat policore si dhe nga zhytësit. Kërkimet do të vazhdojnë derisa të gjendet trupi”, tha Kristë Gjokaj.

Më tej ai ka bërë me dije se personi i zhdukur është kapur nga kamerat e qytetit deri sa ka rënë nga ura që lidhë qytetin e Gjakovës me fshatin Moglicë në lumin Erenik.