Kadri Veseli e Lirak Çelaj Foto: PDK

Veseli: Kryeqytetit i Duhet më së Shumti Ndryshimi

Kadri Veseli tha sot se Prishtinës më së shumti i duhet ndryshimi, ndërsa deklaroi se atë do t’ia sjellë PDK-ja.

Teksa shoqëroi sot kandidatin për kryetar të Prishtinës Lirak Çelajn në takimet me qytetarë, kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha se Çelaj ëpshtë njeriu i duhur për kryeqytetin.

“Prishtinës i duhet një kryetar që merret me problemet e qytetarëve. I duhet një kryetar si Lirak Çelaj, i cili i ndjen problemet dhe bashkëpunon me qytetarët për zgjidhjen e tyre”, tha Veseli në ditën e dytë të fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit.

Veseli më tutje deklaroi se Prishtinës i duhet punë, e jo fjalë.

“Kryeqytetit i duhet më së shumti ndryshimi. I duhet punë, jo fjalë. PDK-ja është e vetmja forcë e ndryshimit dhe Liraku, bashkë me prishtinasit, do ia sjellë këtë ndryshim Prishtinës”, tha Veseli.