Jeta Xharra, Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Sonte Debat Pernime për Dibrën

Në debatin e sontëm i cili transmetohet në TV ART CHANNEL të Tetovës në Maqedoni dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com, përballë Jeta Xharrës do të dalin kandidatët për kryetar të komunës së Dibrës, Arben Agolli (ASH), Ruzhdi Lata (BDI), Shkëlqim Xhafa (KASH) dhe Xhemail Çupi (Besa). Ftesën e pati konfirmuar edhe kandidati i PDSH-së, Petrit Klenja por nuk mori pjesë në debat.

Debatet transmetohen në TV ART CHANNEL deri më 7 tetor dhe Drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët përmes platformës online në KALLXO.com, aplikacionit mobil të KALLXO.com si dhe në Facebook të KALLXO.com.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com dhe PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.