Debat Pernime, Shtime. Foto: Kallxo.com

Rashiti- Ismailit: Projektet Tua Vetëm në Fotografi

Kandidati i Pavarur për Komunën e Shtimes, Fatmir Rashiti polemizoi me kandidatin nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Ismaili, lidhur me projektet që ai i prezantoi në Debat Pernime.

Naim Ismaili, i cili është edhe kryetar aktuar solli disa fotografi të projekteve që planifikon në fushën e ambientit dhe arsimit.

Ndrëkaq Rashiti reagoi duke thënë se ato çfarë u thanë “do të mbesin fotografi”.

Ismajli iu kundërpërgjigj duke thënë se do të përgjigjet sërish në emision nëse projektet nuk realizohen.

“Nuk mbështeti diskutimin tem as në shpifje as gënjeshtra, në fillim të 2019, 3 shkolla do të pajisen me laboratorë”, tha Ismaili.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Naim Ismaili doli i pari me 4,983 vota apo 38.61 përqind, ndërsa Fatmir Rashiti i dyti me 3,474 vota apo 26.92 përqind.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: