Ragip begaj, NISMA, Malishevë. Foto: Kallxo.com

Ragip Begaj: Nëse i Jap 5 Emra, më Idhnohen 15 Tjerë

Kandidati i Nisma-s për Malishevën, Ragip Begaj, në Debat Pernime ka deklaruar se nëse ai zgjedhet kryetar vendimi i parë që do ta marrë është “vazhdimi i vendimeve të mbetura”.

“Unë do të vazhdoj me vendimet e deritanishme dhe me punët që i kemi bërë deri më tani. Ai nuk ka dashur të tregojë se cili do të jetë vendimi i parë i tij”, tha Begaj.

Ai refuzoi të japë emra të ekipit të drejtorëve të tij të ardhshëm.

“Unë nuk jam i përcaktuar për emra, nënkryetarin nuk e kam biseduar ende. Është e padrejtë të jap emra. Nëse i jap 5 emra do të më idhnohen 15”, shtoi ai.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, kandidati nga Nisma Ragip Begaj dhe ai nga PDK Vesel Gashi morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Malishevës.

Begaj i Nismës ka fituar në rrethin e parë 40,74 për qind të votave, ndërsa Gashi i PDK-së 27,64 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.