Lutfi Haziri e Sami Kurteshi - Foto: KALLXO.com

Lutfi Haziri e Sami Kurteshi në DebatPernime për Balotazh

Kandidatët për kryetar të Komunës së Gjilanit për balotazhin e 19 nëntorit do të përballen nesër në Debat Pernime prej orës 13:00 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Gjilanin pas 19 nëntorit, Lutfi Haziri (LDK) dhe Sami Kurteshi (Vetëvendosje), do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Haziri dhe Kurteshi morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Gjilanit.

Haziri i LDK-së ka fituar në rrethin e parë 43,51 për qind të votave, ndërsa Kurteshi i VV-së 27.78 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.