KQZ - Foto: KALLXO.com

KQZ Rikthen në Garë Kandidatët e Decertifikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi që ta anulojë vendimin e javës së kaluar për decertifikim të 87 kandidatëve për kryetarë të komunave dhe asamble komunale për zgjedhjet e 22 tetorit.

Vendimi erdhi pasi Gjykata Supreme e Kosovës, ditë më parë, miratoi ankesën e kandidatit të decertifikuar Zafir Berisha nga NISMA, i cili ishte larguar nga gara për shkak të një dënimi nga gjykata.

Anëtarët e KQZ-së i dhanë mbështetje vendimit të Supremes, sado që shumica prej tyre paraqitën vërejtje gjatë shqyrtimit të rekomandimit në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

http://kallxo.com/gjykata-supreme-e-kthen-ne-gare-zafir-berishen/