Debat Pernime, Novobërdë. Foto: Kallxo.com

Kandidatët për Novobërden Sonte në Debat Pernime

Kandidatët për kryetar të komunës së Novobërdes për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sonte në Debat Pernime në orën 19:45 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Novobërden pas 22 tetorit, Avdullah Gashi (AAK), Ramush Mehmeti (AKR) dhe Svetislav Ivanoviq (Lista Serbe) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e familjarëve të kandidatëve.