Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person në Artanë, Policia fillon hetimet

Një person është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Artanë, të martën më 26.03.2024.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia është duke hetuar rastin e vdekjes.