Foto-ilustrim

Prifti në Novobërdë raporton për prerje të druve që dyshohet se i takojnë objektit fetar

Një prift në fshatin Dragancë të Novobërdës ka raportuar në Policinë e Kosovës se më 20-21.03.2024, rreth 200 metra larg objektit fetar persona të panjohur kanë prerë dru.

Në raport policor (22.03.2024) thuhet se dyshohet që ajo pjesë dyshohet se i takon objektit fetar.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse.

Rasti është duke u hetuar.