Spitali i Gjilanit

Një 20 vjeçar nga Novobërda u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, drejtori jep detaje

Të premten një 20 vjeçar nga fshati Zebincë i Novobërdës është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini në një përgjigje për Kallxo.com bëri të ditur se, sipas familjarëve, i ndjeri ka qenë me grip dhe është trajtuar në shtëpi.

“Në mëngjesin e të premtes është sjellur pa shenja jete një i ri i moshës 20 vjeçare i nacionalitetit serb nga komuna e Novobërdes. Sipas të dhënave të familjarëve, i ndjeri ka qenë i sëmirë nga gripi dhe është trajtuar në shtëpi ku edhe i është përkeqësuar gjendja”- bëri të ditur Emini.

Policia në raportin 20 orësh thekson se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.