Mursel Gashi, PDK, Malishevë

Gashi: Vendimi i Parë, Formimi i Komisionit për Regjistrimin e Pronave

Kandidati i PDK për Malishevën Vesel Gashi në Debat Pernime ka deklaruar se nëse ai zgjedhet kryetar vendimi i parë që do ta marrë është formimi i komisionit për regjistrimin e pronave komunale.

“Emra konkretë nuk kam, sepse nuk na lejon koalicioni, nuk e kam as emrin e kryetarit. Por ju premtoj se ata do të jenë ekspertë”, ka thënë Gashi.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, kandidati nga Nisma Ragip Begaj dhe ai nga PDK Vesel Gashi morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Malishevës.

Begaj i Nismës ka fituar në rrethin e parë 40,74 për qind të votave, ndërsa Gashi i PDK-së 27,64 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.