Ferit Idrizi, PDK, Vushtrri. Foto: Kallxo.com

Ferit Idrizi Premton Transparencë Totale

Kandidati i PDK-së për komunën e Vushtrrisë Ferit Idrizi në DebatPernime ka deklaruar se brenda tremujorit të parë të qeverisjes së tij do t`i bëjë publike të gjitha vendimet e tij, menjëherë pas nënshkrimit nga ana e tij.

Ai ka thënë se brenda të njëjtës periudhë do të bëjë publike listën e shfrytëzuesve të pronave komunale dhe listën e gjitha bizneseve që marrin tender nga komuna.

Ai poashtu ka deklaruar se do bëjë publike edhe listën e borxhlinjve ndaj komunës.

Më 19 nëntor në balotazh, Ferit Idrizi përballet me Xhafer Tahirin e LDK-së.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Ferit Idrizi nga PDK doli i pari me 10,184 vota apo 33.29 përqind, ndërsa Xhafer Tahiri nga LDK i dyti me 7,842 vota apo 25.64 përqind.