DebatPernime: Zhvillimi Ekonomik dhe Ambienti

Seria e debateve zgjedhore ‘Debat Përnime’ ju sjell ballafaqimet e subjekteve politike mbi temën e zhvillimit ekonomik dhe ambientit.

Ky debat pati të ftuar nga koalicioni, LDK-AKR-Alternativa, Mimoza Kusari- Lila, Ramiz Kelmendin dhe Ibrahim Rexhepi, nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu dhe Dardan Sejdiu, nga Partia Demokratike e Unitetit, Adam Ulluri, Kolosale Çitaku dhe Lulzim Berisha, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Gazmend Abrashi dhe Bajram Hasani.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje shpalosën planin e tyre në bazë të tri shtyllave për zhvillimin ekonomik.

LDK-AKR shpalosën prioritetet e zhvillimit ekonomik ku edhe premtuan se do të formojnë fond të zhvillimit.

Ndërkaq, përfaqësuesi i koalicionit PDK-AAK-Nisma shpalosen planin e tyre për reciprocitet me Serbinë.

Kjo është hera e pestë rresht që PDK u ik debateve zgjedhore. Ajo ka kërkuar hapësirë më të madhe në debat për koalicionin PDK-AAK-NISMA se subjektet tjera në garë, kërkesë e cila është konsideruar e kundërligjshme nga Komisioni i Pavarur për Media.

PDK ka drejtuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në dy nga tri mandatet e fundit të qeverisë ndërsa ka pasur dorë në privatizimet më të mëdha dhe më kontradiktore që janë bërë në Kosovë në vitet e fundit, përfshirë privatizimet e Aeroportit të Prishtinës, rrjetit të distribucionit të energjisë, dështimin e privatizimit të Brezovicës, Telekomit të Kosovës dhe shumë raste tjera.