Ragip Begaj e Mursel Gashi - Foto: KALLXO.com

Begaj e Gashi Ballafaqohen në Debat Pernime për Malishevën

Kandidatët për kryetar të Komunës së Malishevës për balotazhin e 19 nëntorit do të përballen sot në Debat Pernime prej orës 14:30 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Malishevën pas 19 nëntorit, Ragip Begaj (Nisma për Kosovën) dhe Mursel Gashi (PDK), do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Begaj dhe Gashi morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Malishevës.

Begaj i Nismës ka fituar në rrethin e parë 40,74 për qind të votave, ndërsa Gashi i PDK-së 27,64 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.