Ahmeti Prezanton Programin me 100 Zotime për Prishtinën

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka prezantuar programin e tij për Komunën e Prishtinës që përbëhet nga 10 fusha me 100 zotime.

Ahmeti tha se 12 zotimet e prezantuara më 2013 pothuajse i kanë realizuar të gjitha.

“Për 4 vjet, ujë 24 orë, blerjen e shumë autobusëve të rinj, dyfishimin e çerdheve, luftimin e ndertimeve pa leje, më shumë ndriçim, për herë të parë 50 banesa për raste sociale… Kjo ka qenë faza e stabilizimit të Prishtinës”, tha kryetari aktual i kryeqytetit, duke theksuar se tani është koha që Prishtina të vazhdojë me zhvillime të tjera.

“Do ta luftojmë pabarazinë edhe me tutje, duam ta kemi nje sallë koncertale, një pishinë olimpike… 10 fusha prioritare, lagje e pastër, rregull e rend në secilën lagje, pastrimin e Prishtinës nga mbeturinat, prej 1 janarit faturat e mbeturinave paguhen në Prishtinë; kartela e Prishtinës për pagesa për shërbime të komunës, strehimore rajonale për trajtim të qenve endacakë, rregullorja e re për orarin e punës së kafiterive dhe zhurmën etj, fusha e dytë prioritare, lagje me fusha për sport dhe rekreacion”, tha Ahmeti. /21Media