Kryetari Shpend Ahmeti premton dy parqe për shëtitjen e qenve në Prishtinë - Foto: VV

Ahmeti Premton 2 Parqe për Shëtitjen e Qenve

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe kandidat për t’u rizgjedhur në balotazhin e 19 nëntorit është takuar me qytetarë në Parkun e Qytetit, të cilëve ua ka shpjeguar planin për zgjerimin dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në katër vitet e ardhshme.

I shoqëruar nga familja dhe miq të tij, Shpend Ahmeti premtoi se në mandatin e ardhshëm do të ndërtohen 2 parqe të rrethuara enkas për shëtitjen e qenve, “në mënyrë që të jenë sa më të lirë dhe të mos i pengojnë qytetarët e tjerë”.

“Po ashtu, do ta financojmë strehimoren regjionale për qentë endacak, ashtu që të gjitha komunat përreth të hyjnë në të njëjtin program”, thuhet në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje.