Albin Kurti sonte në Debat Pernime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti vjen sonte në DebatPernime.

Përballë Jeta Xharrës, Kurti së bashku me 10 kolegë nga partia e tij do të prezantojë programin e tij.

Ai do të përballet me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë në lidhje me tema të ndryshme.

Krah Kurtit do të jenë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Saranda Bugujevci, Arben Vitia, Yllza Hoti.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com