VIDEO- Përplasja Konjufca - Zeka eskalon në vulgaritet

Seanca e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të  thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zhvilluar me debat akuzash mes deputetit të Nismës, Milaim Zeka dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Ky debat filloi pasi Konjufca në fjalën e tij ia përmendi Zekës rastin e mashtrimit të vizave.

“Nëse isha dal me ec prej sheshit deri në Veternik edhe nëse njerëzit më kishin thënë ‘qyre hajni’, e kisha pas vështirë me fjet amo me tubu 907 veta, 907 më të thënë qy hajni, kjo nuk do koment. 907 veta kanë më dal në gjykate me tregu se mi ka marr 2000 ose 3000 euro për viza. E një njeri i tillë më të dal në foltore të Kuvendit me të majtë ders, kjo nuk ndodh kërkund pos në Republikën e Kosovës”, tha Konjufca.

E në lidhje me këtë deklaratë deputeti Zeka kërkoi nga kryesuesi i Kuvendit të drejtën për kundër replikë, i cili e quajti Konjufcën “psikopat”.

“Unë dola në foltore më të thanë që nëse veç  një dëshmitar e ka prokuroria që ja kom marr 1 euro, unë nuk punoj as deputet as gazetar kurrë ma. Ti e dëshmove që je një psikopat, je një i sëmur mental dhe je një budall aq i madh dhe një hajvan që gjysmën e deputetëve i ke me aktakuza” , është shprehur Zeka ku pas kësaj i është ndalur e drejta e fjalës nga Xhavit Haliti.