Zyrtare: UEFA njofton se ku do të zhvillohen finalet e Ligës së Kampionëve, për tri vitet e ardhshme (Foto)

UEFA edhe zyrtarisht ka njoftuar se cilat stadiume do të jenë nikoqire të tri finaleve të Ligës së Kampionëve, për vitet 2021, 2022 dhe 2023.

Finalja e vitit 2021 në Ligën e Kampionëve, do të zhvillohet në Rusi, në stadiumin e Zenitit “St Petersburg Stadium”.

Kurse finalja e vitit 2022, do të luhet në Gjermani, në stadiumin e Bayernit, “Allianz Stadium”.

Finalja e vitit 2023, do të luhet në Londër, “Wembley Stadium”.

Kurse tashmë është e ditur për finalen e vitit 2020, e cila do të luhet në Turqi, më saktësisht në Stamboll në stadiumin “Ataturk Olympic Stadium”.