Champions League rikthehet të premten

Gara më prestigjoze e futbollit evropian Uefa Champions League rikthehet të premten me 7 gusht me dy superndeshje.

Pas pauzës disa mujorshe për shkak të pandemisë, Champions League rikthehet me ndeshjet Juventus – Lyon dhe Manchester City – Real Madrid.

Në ndeshjen e parë, francezët e Lyon fituan si vendas 1-0.

Ndërsa Manchester City mposhti Real Madridin në udhëtim me rezultat 2-1.

Për shkak të pandemisë, të gjitha ndeshjet e Champions League, nga 16-at e finales e tutje do të luhen në Portugali për një periudhë 12 ditore, nga 12 gushti deri në 23 gusht, kur është paraparë të luhet finalja.