Bayerni në finale të Champions League

Bayerni është kualifikuar në finalen e Champions League pasi në gjysmëfinale mposhti francezët e Lyon, me rezultat 3-0.

Dy golat e parë për gjermanët i shënoi Serge Gnarby në minutën 18-të dhe 33-të.

Ndërsa golin e tretë e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 88-të.

Bayernin në finale e pret PSG, pasi francezët u kualifikuan për herë të parë në finalen e kësaj gare, pasi mposhtën mbrëmë Leipzigun me rezultat 3-0.

Ky sezon i Champions League ishte jo fort i zakonshëm, pasi për shkak të pandemisë UEFA vendosi që duelet çerekfinale e tutje, të luhen nga një lojë, në qytetin e Lisbonës, në Portugali.

Herën e fundit kur Baryerni ishte në finale ishte në sezonin 2012-2013, kur arriti ta mposhtë Dortmundin.