UEFA Champions League rikthehet në Artmotion më 14 Shkurt!

Yjet e futbollit botëror rikthehen në skenën më prestigjioze të futbollit në botë, UEFA Champions League. Vëmendjen padyshim e merr derbi Liverpool – Real Madrid, dy finalistët e edicionit të kaluar që sivjet ndeshen në 1/8-tën e finales.

Përpos Liverpool – Real Madrid, një tjetër sfidë që assesi s’duhet humbur është ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Bayern Munichut, dy gjigantët evropianë që shihen si favoritët kryesorë. Të gjitha përballjet e UEFA Champions League do të transmetohen ekskluzivishtArtmotion dhe jo vetëm më 14 Shkurt, mirëpo ju do të mund të ndiqni të gjitha ndeshjet më të shikuara dhe më të kërkuara në botë, vetëm dhe vetëm në platformën Artmotion deri në vitin 2027, derisa ndeshja kryesore e javës do të shfaqet të mërkurën në Klan Kosova, me fillim nga ora 21:00.

Jo vetëm kaq, ndjekësit do të kenë mundësinë ta shikojnë edhe emisionin special “Champions League Show” që i dedikohet kompeticionit më të madh në botë, ku bëhen shumë analiza, debate e show, ndërsa transmetohet çdo të martë dhe mërkurë me fillim nga ora 20:45.

Nuk do të mungojnë as shpërblimet fantastike si biletat për tifozët besnikë të Champions League që duan të ndjekin nga afër yjet e futbollit botëror.

Orari i ndeshjeve për fazën e eliminimit në UEFA Champions League

14 shkurt 2023:

Ora: 21:00 PSG – Bayern

Ora: 21:00 Milan – Tottenham

15 shkurt 2023:

Ora: 21:00 Dortmund – Chelsea

Ora: 21:00 Club Brugge – Benfica

21 shkurt 2023:

Ora: 21:00 Liverpool – Real Madrid

Ora: 21:00 Frankfurt – Napoli

22 shkurt 2023:

Ora: 21:00 Leipzig – Manchester City

Ora: 21:00 Inter – Porto.