Hidhet shorti për 16-ën e finales në Ligën e Kampionëve, këto janë ndeshjet

Në Nion të Zvicrës sot është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt të 16-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Kampionët aktual të Italisë, Napoli do të luajë kundër kampionëve të Spanjës, Barcelonës.

Porto do të luajë kundër Arsenalit, ndërsa PSG do të luajë kundër spanjollëve të Real Sociedad.

Holandezët e PSV-së do të kenë punë me gjermanët e Borusia Dortmund, kurse kampionët aktual në fuqi të Evropës, Manchester City, do të luajë kundër Compenhagës.

Finalistët e edicionit të kaluar, Inter, do të luajnë kundër Atletico Madrid të Diego Simeones, ndërsa italianët e Lazios do të kenë punë të vështirë kundër Bayern Munich.

Kurse nënkampionët spanjoll Real Madrid,  të paktën në letër do të kenë punë të lehtë kundër Leipzig.