Tottenham apo Liverpool, sonte vendoset fituesi i Ligës së Kampionëve

Sonte me fillim prej orës 21:00, luhet finalja e madhe në kuadër të Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpoolit, në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid.

Në këtë ndeshje të skuadrat do të jenë të kompletuara.

Në përjashtim të Liverpoolit që do t’i mungoj mesfushori Keita.

Herën e fundit që këto janë përballur ndërmjet vete ishte 31 mars i këtij viti, në Premierligë, ndeshje të cilën e fitoi Liverpooli me rezultat 2-1.

Kujtojmë, se Liverpooli arriti në finale pas rikthimit senzacional ndaj Barcelonës, pasi ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’ e kishin humbur me rezultat 3-0, mirëpo në ndeshjen e kthimit fituan me rezultat 4-0, për ta shkruajtur historinë.

Po ashtu edhe Tottenham bëri rikthim senzacional, duke e mposhtur Ajaxin në shtëpi të vet me rezultat 3-2.

Nëse Liverpool fiton sonte, do ta fitoj titullin e gjashtë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve.

Kurse për Tottenhamin do të jetë titulli i pari, pasi njëkohësisht kjo është hera e parë për ta që kanë mbërritur në finale të Ligë së Kampionëve.