Hashim Thaçi e Millo Gjukanoviq - Foto: Facebook/HashimThaci

Thaçi: Gjukanoviq përkrah përpjekjet për një marrëveshje të pranueshme mes Kosovës e Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot në Podgoricë me homologun e tij malazez, Millo Gjukanoviq, me të cilin ka biseduar për raportet mes dy vendeve dhe për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore.

Thaçi ka treguar se me Gjukanoviqin ka biseduar edhe për zhvillimet rajonale dhe për përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit si tërësi.

“Ishte inkurajuese përkrahja e presidentit Gjukanoviq për përpjekjet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, që përmes negociatave dhe në mënyrë paqësore të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët”, ka shkruar presidenti i Kosovës në profilin e tij në “Facebook”.

“Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë – Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane”, ka shtuar ai.