Policia Ndalon Garën me Qen

Gara ishte planifikuar të mbahej në fshatin Greme të kësaj komune dhe ekipet policore janë angazhuar për moslejimin e saj.

Përmes një komunikate, Policia ka njoftuar qytetarët se gara të tilla janë të ndaluara me ligj dhe normat për mbrojtjen e kafshëve dhe se do të ndërmerren masa për parandalimin e tyre.

Policia nuk ka treguar se për cilin ligj bëhet fjalë dhe cilat janë masat ndaj organizatorëve të ngjarjeve të këtilla.