Ilustrim

Menaxhimi dhe kontrolli i qenve, temë diskutimi mes nivelit qendror dhe lokal

Bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe lokal ka qenë tema e diskutimit të ministrit të Administrimin të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit me kryeminstrin Albin Kurti, ministrin e Financave, Hekuran Murati bashkë me kryetarët e komunave të Kosovës.

MAPL ka njoftuar se të tjera pika të cilat janë diskutuar mes të dy palëve kanë përshirë çështjet për reformat ligjore në nivelin lokal, zhvillimi ekonomik, agjendën e gjelbër, digjitalizimin e shërbimeve komunale dhe strategjinë kombëtare për menagjimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë.

Qentë endacak po paraqesin rrezik për qytetarët e Kosovës. Shume rast të sulmeve janë raportuar sidomos në Prishtinë.

Gjatë muajit shtator MAPL ka bërë të ditur lancimin e platformës për shërbime komunale E-KOMUNAT, e cilat përfshijnë shërbime administrative për qytetarë dhe biznese, digjitalizmi i shërbimeve administrative sipas tyre do përfshijë 38 komunat e Kosovës.

Platforma E-KOMUNAT është objektivë strategjike e MAPL-së dhe aktivitet në kuadër të Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027 si dhe parashihet t’i ketë të digjitalizuara të gjitha shërbimet, aktivitete dhe procedurat komunale.

Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi, Kryeministri Albin Kurti, dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati – Foto: MAPL.