“Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve” prezanton raportin me të gjeturat e projektit të “Vlerësimit të dinamikës së popullsisë së qenve në Komunën e Prishtinës, Foto: KALLXO.com

Rekomandohet taksë komunale për mbajtjen e qenve në komunën e Prishtinës

Numri i përafërt i qenve në territorin e komunës së Prishtinës gjatë periudhës tetor dhe nëntor 2022 kishte arritur shifrën 2,926 tregojnë gjetjet e raportit “Vlerësimi i Dinamikës së Popullsisë së Qenve për Komunën e Prishtinës” nga Fondacioni të për të Drejtat e Kafshëve FDK, të publikuar të mërkurën.

Në raport rekomandohet që të bëhet draftimi dhe aprovimi i një rregulloreje komunale që përcakton rregullat e mbajtjes së qenve në shtëpi, por edhe në hapësirat publike por që këtu të përfshihet edhe rregullorja që parasheh vendosjen e një takse komunale për mbajtjen qenve për të mbuluar shpenzimet e menaxhimit dhe kontrollit të popullsisë që qenve të komunës së Prishtinës.

Një rekomandim më ndryshe se zakonisht thuhet se është që të mos ndërtohen strehimore me kapacitete të mëdha për strehimin e një numri të madh të qenve por të ndërtohen strehimore me kapacitet të vogla që menaxhohen më lehtë.

“Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve” prezanton raportin me të gjeturat e projektit të “Vlerësimit të dinamikës së popullsisë së qenve në Komunën e Prishtinës, Foto: KALLXO.com

Gjatë analizës përmes anketimit të respodentëve është rezultuar që vetëm 12% e tyre mbajnë qen në shtëpi dhe që 54% e qenve janë të pakastruar.

Madje 40% e respodentëve nuk kanë pasur njohuri për sterilizimin një përqindje e vogël janë përgjigjur se qentë nuk kanë nevojë.

Kushtet me të cilat qytetarët i mbajnë qentë bazuar në raport është se vetëm 17% i mbajnë të lidhur me zinxhir, pjesa më e madhe i mbajnë në oborr dhe 26% i mbajnë brenda në shtëpi.

Qentë kryesisht është konstatuar se mbahen të lidhur në zinxhir në zonat rurale më shumë se urbane.

Gjetje tjetër e mbajtjes së qenve është se 53% e qenve të pa kastruar/sterilizuar qëndrojnë të kufizuar gjatë gjithë kohës dhe nuk bredhin në rrugë përderisa 47% e qenve që nuk janë të kufizuar gjithmonë në oborr mund të konsiderohen si burim i shumimit të qenve të rrugës dhe shtimit të numrit të tyre.

Por nga përgjigjiet e respodentëve është bërë e ditur se këlyshët në të shumtën e rasteve përfundojnë të braktisur në rrugë duke shtuar numrin e qenve endacakë pa pronarë.

Por në raport janë identifikuar edhe probleme që kanë të bëjnë me mos kujdesin e qenve në rrugë sepse vetëm 31% e respodentëve janë përgjigjur që kujdesen më së shumti me ushqimin pastaj me ujë, lojë dhe strehim.

Po ka mungesë ekstreme të ashtuquajturve aktivistë të mbrojtjes së kafshëve endacakë që përkujdesen ndaj qenve përmes vaksinimit, pastrimit të parazitëve dhe mbrojtjeve në forma të tjera.

Qytetarët kanë edhe shqetësimet e tjera ku kanë deklaruar se shqetësimi kryesor i tyre është ndjekja nga qentë, të lehurat e tyre pastaj shpërndarja e mbeturinave dhe kafshimet mirëpo vetëm 2% kanë pasur shqetësime që lidhen me mirëqenien dhe shëndetin e qenve në rrugë.

Por ka pasur edhe mënyra se si qytetarët kanë propozuar për të zgjidhur këtë problem 70% e tyre kanë thënë të përdoren metoda humane si strehimi kastrimi/sterilizimi dhe vetëm 16% e respodentëve kanë rekomanduar metoda jo humane siç është vrasja e qenve të rrugës.

Po ashtu janë dhënë rekomandime nga FDK-ja si: Rritjea e numrit të qenve të sterilizuar të gjinisë femërore sidomos në pjesën perëndimore të Prishtinës, promovimi i kastrimit/sterilizimit të qenve me pronar, respektimi i dispozitave ligjore të identifikimit dhe regjistrimit të qenve me pronar, si dhe gjobitja për braktisjen e tyre.

Është rekomanduar të ketë më shumë bashkëpunim mes akterëve që merren me çështjen e kafshëve dhe organizimi i fushatave vedijësuese.

Prishtina është në mesin e komunave që ka probleme me qentë endacakë. Shumë qytetarë janë sulmuar nga qentë në rrugët e kryeqytetit.

Në pjesën perëndimore të Prishtinës kastrimi dhe sterilizimi arrinte 71% për dallim prej pjesës jugore e cila është identifikuar që nuk ka pasur fare mbulueshmëri në këtë aspekt.

Problemet më të dukshme të qenve janë konstatuar të jenë të lëkures, por që shumica prej tyre kanë pasur gjendje ideale të trupit.

Për këtë periudhë drejtoresha e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani shpjegoi se cilat kanë qenë zonat “hotspot”, apo pjesët që kanë prezencë më të madhe të qenve të kastruar dhe sterilizuar, dhe më problematikja doli të jeta zona e rrugës “B” dhe “C”.

“Zona ‘hotspot’ me mbulueshmërinë më të madhe të kastrimit/sterilizimit ishte qendra e qytetit me 79%. Zona ‘hotspot’ në Breg të Diellit ka 57% të qenve të kastruar/sterilizuar, kurse zona “hotspot” në Parkun e Gërmisë ka të mbuluar me kastrim/sterilizim vetëm 50% të qenve. Zona “hotspot” në rrugën “B” dhe “C” ka mbulueshmërinë më të vogël sa i përket kastrimt dhe sterilizimit të qenve, vetëm 14%”- tha ajo.

Arsim Mema nga Ministria e Bujqësisë rekomandoi ndërtimin e strehimoreve me kapacitete të vogla dhe jo strehimoreve që kanë kapacitete për një numër të madh të qenve sepse janë vështirë të menaxhueshme.

“Të analizohet popullacioni i kafshëve është sfidë në vete. Të angazhphen institucioneve publike, profesionalistët dhe ekspettë e çështjes. Bazike është që këto strehimore të jenë zooteknike dhe zohigjienike duke filluar prej momentit të kapjes përfshirë të gjitha fazat e tjera deri tek sterilizim dhe kastrimi. Qendrat e vogla lehtë menaxhohen për këtë janë tregur më fleksibile. Ndërtimi dhe procedurat ligjore nuk janë të lehta sidomos për ndërtimin e një strehimore me 200 qen sesa për katër strehimore me nga 50 qen”- deklaroi Mema.

Sipas tij nuk do të ketë rezultate vetëm përmes informimit dhe sensibilizimit.

Raporti tutje tregon senumri i qenve me gjini meshkuj ishte më i lartë se numri i qenve me gjini femër, përkatësisht 35.4% meshkuj dhe 20.9% femra.

Po ashtu edhe sa i përket statusit të riprodhimit numri i qenve të identifikuar të gjinisë mashkullore ishte më i lartë 70% të kastruar përderisa qentë e gjinisë femër vetëm 40% ishin sterilizuar.