Përkujtohet dëshmori i kombit Hajrullah Sinani

Hajrullah Sinani flijoi në shtratin e lirisë dhuratën më të madhe që ia dha Zoti, jetën, ndërsa theu kufijtë e kohës dhe u bë i përtejkohshëm.

Kështu u tha sot në Mitrovicë, gjatë akademisë përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Hajrullah Sinani – Hajrushi, e cila u mbajt nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së në Mitrovicë.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke thënë se Mitrovica edhe pas 20 vjetësh është në ankth, jo e lirë dhe e pasigurtë për investime të huaja, ka bërë thirrje të gjithëve të kthejnë vëmendjen nga Mitrovica, sepse ky qytet është djep i lirisë dhe hambar i ekonomisë së Kosovës./RTV21