Pak Minuta Kuvend

Në këtë seancë ishte vetëm një pikë e rendit të ditës.

Ishte paraparë të shqyrtohej rekomandimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, por ky rekomandim nuk kaloi, pasi për të votuan 43 deputetë, një ishte kundër, ndërsa nuk kishte abstenime.

Para nisjes së seancës deputetët e pranishëm që ishin vetëm të opozitës u panë të relaksuar e me diskonim të mirë.

Megjithëse zgjati vetëm disa minuta, kjo seancë ishte e para që u zhvillua pa gaz lotsjellës, që nga tetori i vitit të kaluar kur opozita po mundohet të pengojë punën e legjislativit.

Kjo i pëlqeu shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci.

“Po shihet se sot kishim një seancë në suaza të normales. Shpresoj te kthehet normaliteti në Kuvend dhe i bëj thirrje opozitës që të kthehet dhe të japë kontributin e vet. Dhuna është e qarte se nuk ka sjellë asgjë, ka sjellë shqetësime te qytetarët e Kosovës, te miqtë tanë më të mirë ndërkombëtarë,” tha Grabovci.

I pyetur se a i keni numrat pasi nuk kaloi rekomandimi, Grabovci e pranoi se nuk morën pjesë një numër i deputetëve.

“Ne e respektojnë vullnetin e deputetëve. Ishin 75 prezentë, nuk morën pjesë një numër i deputetëve. I bëj thirrje qeverisë që në afat sa më të shkurtër ti bie emrat se kemi të bëjmë me OShP që duhet të jenë njerëz kredibilë e të pandikueshëm. Grupi parlamentar do t’u japë mbështetje atyre që do të vijnë,” tha Grabovci.

Njëri nga tetë kriteret për liberalizim vizash është edhe anëtarë jopolitikë në OShP.

http://kallxo.com/demarkacioni-kusht-per-heqjen-e-vizave/