Rrjet interneti në shkolla | Foto: KALLXO.com

Në Ambientet ku Mbahet Testi ka Internet

Monitoruesit raportojnë se në disa shkolla është aktive qasja në internetin e shkollës, ndërsa në të tjera qasja në internet është nga lokalet dhe ambientet përreth shkollave.

Qasje në internet  ka në Obiliq, në shkollën  “17 shkurti”, në Pejë në gjimnazin Bedri Pejani, në Deçan në “Vëllezërit Frashëri”,  në shkollën “Naim Frashëri” në Vushtrri ku wi-fi është i limituar.

Në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë po ashtu ka wireless, ndërsa siç raporton monitoruesi në Gjimnazin “Skënderbeu” në Drenas interneti është ndalur.

Qasje në internet raportohet të ketë edhe në gjimnazin e  Gjilanit “Xhavit Ahmeti” dhe në Shkollën e Mesme “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec.