Memli Krasniqit i Rritet Pasuria

Publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë nga Agjencia Kundër Korrupsion bën të ditur pasurinë e zyrtarëve të lartë shtetërorë për publikun.

Ministri në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë  Memli Krasniqi ka deklaruar një rritje prej 11 mijë e 313 eurove në pasurinë e tij të paluajtshme.

Krasniqi në 2017-ën e ka vlerësuar pasurinë e tij 179 mijë e 553 eurove, shtuar këtu edhe 14 mijë euro pasuri të luajtshme.

Sipas të dhënave të AKK-së, të ardhurat e përgjithshme nga paga të Krasniqit  janë për 1 mijë e 300 euro më të ulëta në krahasim me 2016-ën.

Por ajo që vërehet në deklarimin e sivjetmë janë të ardhurat vjetore nga bashkëshortja prej 8 mijë e 160 eurove.