Konferenca e AAK-së

Meliza Haradinaj ia numëron Albin Kurtit sukseset e Qeverisë Haradinaj

Këshilltarja e kryeministrit të vendit, Meliza Haradinaj- Stublla përmes një postimi në Facebook ka reaguar për tubimet që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbajtur kundër Qeverisë Haradinaj.

“Albini qenka lajmëru përsëri, nga pozicioni i hiçasgjësë, me zero rezultate e shumë fjalë, me ton të pabazë supremacie ndaj një kryeministri e qeverie që zgjidhi temat e grumbulluara 20 vjeçare të historisë së re të Kosovës”, ka shkruar Stublla.

Ajo në postimin e saj  i ka numëruar Albin Kurtit, rezultatet e kësaj Qeverie.

“Ushtria e Kosovës u formua me përkrahje të fuqishme të forcave aleate. T’a rikujtoj Albin, që Ushtria e Kosovës nuk ka mbetë në letër (siç deklarove sot) sado që ti dëshiron. Ajo mund të ketë mbetë vetëm në mendjen tënde në letër, sikur të gjitha premtimet e idealet të cilat nuk pate aftësinë t’i realizoje kurrë, as edhe përmes një iniciative të vetme në Parlamentin e Kosovës, prej nga paguhesh ti dhe partia që drejton. Ushtria e Kosovës po forcohet e modernizohet me paisje ushtarake amerikane, sipas standardeve të NATOs. Ushtarët e Kosovës po bëjnë nam nëpër Akademitë Ushtarake të vendeve më të fuqishme demokratike, duke u kthyer në Kosovë me rezultate shembullore. Të këshilloj që një ditë të vizitosh Ushtrinë tonë, dhe të njoftohesh nga afër me kapacitetet e saj ushtarake dhe njerëzore”, ka shkruar Stublla.

Në postimin e saj, Stublla ka përmenduar edhe taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë.

“U rikthye dinjiteti shtetëror i Republikës së Kosovës me taksën 100% ndaj Serbisë, duke eliminuar kompleksin e inferioritetit ndaj saj, e duke i mundësuar Kosovës të mos shkojë kokëulur në dialog, sa për t’u fotografuar, e sa për t’i mundësuar Serbisë të avansojë rrugën e saj evropiane. Falë Kryeministrit Haradinaj, i dashur Albin, Kosovës iu është larguar rreziku për të dialoguar me Serbinë për territorin e saj, për sovranitetin e saj, për rregullimin e saj të brendshëm, për pasurinë e saj natyrore, për Trepçën e Ujmanin, apo për tregun tonë ekonomik. E di që e ke zor t’ia pranosh këtë votuesve tuaj, sepse ke qenë i fjetur gjatë gjithë kohës së kësaj beteje, të cilën kryeministri si rëndom, e fitoi i vetëm”, ka shkruar Stublla.

“E pashë që në paraqitjen e sotme në Podujevë, ishe angazhuar pak edhe rreth numrave, buxhetit, ekonomisë e demokracisë. E kuptoj shqetësimin tënd. Është shqetësim ekzistencial, sepse tani me Pakon e Ligjeve të miratuara nga Qeveria Haradinaj, nuk do të kesh mundësi më të mbash arbitrarisht buxhetin partiak të fituar nga të gjithë deputetët tuaj në Kuvend, sepse ai buxhet ju takon përfaqësuesve e anëtarëve pa dallim, e jo vetëm ty si kryetar partie. Tani meqë VV-ja të ka ngelë pa bosht kurrizor, stë ka mbetë gjë tjetër pos të gjesh të tjerë anëtarë që i bindë me boshllëkun tënd politik për disa vjet të tjera, për t’u ndarë përsëri e për t’u mos u realizuar asnjëherë! As zgjedhjet stë bëjnë punë”, ka përfunduar Stublla, duke i thënë Kurtit “guxo të vlerësosh drejtë, jo si ëndërrimtar e zhurmues, por si burrështetas”.

Me parullën “Panhajnia”, Lëvizja Vetëvendosje po organizon tubime nëpër qytetet e Kosovës.

Megjithëse i takon partisë përbërëse të koalicionit qeverisës, në tubimin e mbajtur sot në Mitroicë nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjes ëdhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

“I përshëndes njerëzit e shpirtit tim siç është Albini. Vështirësitë për të qenë në krye të vendit po i shohim bashkarisht, bëhen bashkë për të mposhtur ata që e dojnë këtë vend. Le të bëhemi të gjithë bashkë për ata njerëz që e dojnë këtë vend.Agim Bahtiri nuk njeh parti kur është në çështje kombi”, tha  ai.

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Bashkimi i Mitrovicës është i domosdoshëm.

“Mitrovica kërkon bashkim, Trepça kërkon zhvillimMitrovica më shumë se asnjë vend tjetër e ka vuajtur ndarjen e diskrimin politik dhe shkatërrimin e diskrimin ekonomik. Qyteti sot është ndarë, si pasojë e dialogut që synim e ka pasur copëtimin e Kosovës. Ndërsa në Trepçë, në thesarin e Kosovës, prej se jemi çliruar, nuk është investuar”, thuhet në njoftim.

LVV ka mbajtur tubime të tilla edhe në Vushtrri dhe Podujevë.