Konferenca e Lista Srpska 14.12.2018 - FOTO KALLXO

'Lista Srpska' fton serbët për qetësi pas formimit të Ushtrisë

Kryetari i Mitrovicës veriore nga ‘Lista serbe’ Goran Rakiq, njëherit kryetar i partisë, në një konferencë për media ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës shkel rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244.

“Në Prishtine sot në formën më të vrazhdë është sulmuar paqja dhe siguria në këto hapësira. Me formimin e të ashtuquajturës ushtri e Kosovës është shkelur po ashtu në formën më të vrazhdë rezoluta e Kombeve të Bashkuara, e cila nënkupton se formacioni i vetëm i armatosur është KFOR-i”, ka deklaruar Rakiq.

“Në emër të shtabit të krizës dhe në emër të katër komunave veriore ftoj të gjithë serbët që të përmbahen, pavarësisht ku jetojnë në jug apo veri të Ibrit. Do të thotë i ftoj të mos bien pre e provokimeve, sepse provokime do të ketë. Ndërsa qëllimi ynë është që ta ruajmë paqen në këto hapësira”, ka deklaruar Rakiq në një konferencë për media ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e dorëhequr të komunave veriore.

 

Lindja e Ushtrisë së Kosovës

.