Atiq shtyn afatin për lirimin e objektit nga struktura ilegale në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka marrë vendim për të shtyrë afatin për lirimin e objektit i cili shfrytëzohet nga strukturat ilegale të Serbisë në Mitrovicën e Veriut.

Atiq ka bërë të ditur se afati për lirimin e objektit shtyhet deri në pranimin e Raportit nga Inspektorati Komunal.

“Të dashur qytetarë, në lidhje me vendimin nr.01-713/031 dua të ju njoftoj se afati i lirimit të objektit, i shfrytëzuar jashtëligjshëm, shtyhet deri në pranimin e Raportit nga Inspektorati Komunal”, ka shkruar Atiq në Faqebook.

Sipas vendimit të Atiqit, Inspektorati Komunal, duhet ta sjell vendimin Brenda 15 ditëve.

“Inspektorati komunal duhet të sjellë raportin nga pika 1 e këtij neni brenda afatit kohor prej 15 ditësh, pa pranimit e vlersimit të të gjeturave ky vendi do të ekzekutohet përmes procedurës nëse palët kanë refuzuar lirimin vullnetar të objektit”- thuhet në vendimin e nënshkruar nga kryeatri Erden Atiq.

Komuna e Mitrovicës së Veriut kishte vendosur që objekti ku ushtrojnë funksionin strukturat ilegale të lirohet më 8 shtator, por, institucionet e strukturave paralele serbe për të “liruar” objektin me ngjyrë të kuqe që gjendet në Lagjen e Boshnjakëve

Vetura me targa nga Rashka u dërgon ushqim punëtorëve në objektin e strukturave paralele