Publikohet programi i edicionit të 24-të të Javës së Frankofonisë në Kosovë

Edicioni i 24-të i Javës së Frankofonisë në Kosovë do të mbahet nga 21 deri më 27.03. 2024.

Këtë vit, Mitrovica do të jetë “kryeqyteti i kosovar” i Frankofonisë.

Ambasada e Francës në Kosovës ka bërë të ditur se ngjarjet e planifikuara për edicionin e sivjetmë organizohen në partneritet me Grupin e Ambasadave Frankofone në Kosovë, dhe partnerë të tjerë nga Kosova dhe Franca.

Sipas njoftimit, ceremonia e hapjes do të bëhet në Prishtinë në prezencën e Grupit të Ambasadave Frankofone, ndërsa në mbrëmje (më 21 mars 2024), në Teatrin “Dodona” në Prishtinë do të jepet shfaqja franceze ‘B+B=BB’.

“Ndërsa nga data 22 mars, aktivitetet për festimin e Frankofonisë do të zhvillohen në qytetin e Mitrovicës, në:  ‘7 Arte’,  Muzeun e qytetit, Universitetin ‘Isa Boletini’, ‘Diakonie’, dhe në  Europe House”- thuhet në njoftim.

Programi i këtij edicioni do të përbëhet nga aktivitete të ndryshme si: teatër, filmë, debate, konferenca, që për temë kryesore do të kenë: kulturën, arsimin dhe gastronominë.

 Programi i edicionit të 24-të të Javës së Frankofonisë në Kosovë: