Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pasuria e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq

Në regjistrin e deklarimit të pasurisë që e kanë për detyrë ta kryejnë disa kategori të zyrtarëve publikë, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka deklaruar një banesë prej 52 metrave katrorë.

Banesën të cilën e ka përfituar në vitin 2018, Atiq e ka vlerësuar me 22 mijë euro.

Atiq nuk ka deklaruar pasuri të luajtshme, para të gatshme apo edhe detyrime financiare.

Si të hyra vjetore Atiq ka deklaruar pagën e tij si kryetar komune, 1 mijë e 150 euro dhe pagën e bashkëshortes në vlerë prej 2 mijë e 970 euro.

Në Mitrovicë të Veriut po votohet sot (21.04.2024) për apo kundër shkarkimit të Atiqit nga pozita e kryetarit të Komunës.

Deri në ora 15:00 në 4 komunat veriore kanë votuar 203 persona.

Në Leposaviq kanë votuar 122 votues, në Zubin Potok 17 votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 64 votues.

Linku për të parë deklarimin e pasurisë së Atiqit.