Thaçi sërish nuk raporton lidhur më dëbimin e ‘gylenistëve’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dështuar sërish të dalë para deputetëve që po hetojnë dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në marsin e kaluar.

Kjo është hera e katërt që Presidenti nuk i përgjigjet pozitivisht ftesës për raportim në këtë komision.

Kësaj here, zyra e Presidentit ka kërkuar nga deputetët që raportimi të bëhet të premten, më 26 prill.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Svecla tha se njoftimin nga presidenca e kanë marrë në momentin e fundit.

“Në momentin e fundit zyra e Presidentit  ka kërkuar ta caktojmë një datë tjetër ta ndryshojmë këtë rend të ditë..njoftoj që nuk mund të përgjigjet sot prandaj me mirëkuptim kjo të organizohet me datën 26 prill, unë jam që të plotësoëjmë këtë kërkesë edhe pse e vonshme”, tha Sveqla.

Muharrem Nitaj, deputet i këtij komisioni nga AAK-ja tha që duhet të shfrytëzojnë mundësinë në datën që e ka dhënë Presidenti.

“…Presidenti i vendit ka shprehur gatishmërinë me datën e caktuar nuk duhet ta pengojmë dhe duhet ta shfyrtëzojmë këtë mundësi sepse çështja ka qenë më emra të përveçëm…|”, tha ai.

Deputeti Driton Selmanaj po ashtu u pajtua që  të caktohet data e 26 prillit pasi sipas tij Presidenti është ‘dëshmitari kyq’.

Eksperti amerikan: Tri prova pse “gylenistët” e deportuar nuk ishin të rrezikshëm